Flash News

KRYESORE

Bloomberg: BE do të autorizojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian me shumë mundësi do të autorizojë nisjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin e ardhshëm, me besimin se anëtarësimi i ardhshëm i dy shteteve do të ndihmojë edhe më shumë krahinën e trazuar të Ballkanit të lidhet me Perëndimin.

Revista javore amerikane “Bloomberg” raporton se brenda unionit po mendohet që t’u hapet drita jeshile dy shteteve ballkanike.

“Nisur nga progresi i arritur në reforma ministrat e BE-së që do të takohen në Luksemburg në 15 tetor do të vendosin që të nisin negociatat e hyrjes me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, referuar një drafti të komunikimit të tyre zyrtar që qarkullon që prej të premtes dhe i parë nga Bloomberg. Ndërsa teksti mundet që prapë të ndryshojë, një draft i mëparshëm, gjithashtu i parë nga ‘Bloomberg’, nuk i përfshiu rekomandimet për të nisur bisedimet.”, shkruhet nga media prestigjioze.

Të fundit