Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Blushi dhe Hafizi takojnë ambasadorët e SHBA dhe BE: Paketë orientuese për të dalë nga kriza, presidenti jo nga PS-LSI
Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi, bashkë me deputeten Mimoza Hafizi, u takuan sot me dy ambasadorët, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, me të cilët shkëmbyen opinionet lidhur me rolin e LIBRA-s në parlament dhe mundësitë e daljes nga kriza politike.
Blushi u bëri me dije ambasadorëve se LIBRA është e vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, e vendosur për të kontribuar në përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe e gatshme për të votuar procesin e vetingut.
Siç ia ka prezantuar para disa ditësh ambasadorëve të Bashkimit Europian, Blushi i prezantoi ambasadorëve Lu dhe Vlahutin një paketë pikash orientuese bashkëpunimi, të cilat mund të çojnë në lehtësim të krizës politike, proces në të cilin LIBRA është e gatshme të japë kontributin e saj. U diskutua rreth nevojës për një prani të lartë ndërkombëtare në monitorimin e procesit zgjedhor, për monitorimin e sjelljes së policisë së shtetit gjatë zgjedhjeve, për numërim jomilitant të votave, dekriminalizim të listave zgjedhore dhe depolitizim të trupës së arsimtarëve dhe për transparencë dhe kufi të shpenzimeve të partive politike në fushatë.
“Në situatën aktuale politike, LIBRA do të kërkojë një president që nuk vjen nga shumica parlamentare si dhe mosshtyrje të datës së zgjedhjeve. LIBRA inkurajon dialogun, me qëllim pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhje, çka do t’i jepte legjitimitet rezultatit zgjedhor dhe parlamentit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e LIBRA-s.
Blushi i njohu ambasadorët me përgatitjet e LIBRAs për zgjedhje dhe procesin e caktimit të kandidatëve për deputetë.