Flash News

KRYESORE

Blushi e quajti hileqare, Hafizi braktis LIBRA-n: Jam e rënduar psikologjikisht!

Blushi e quajti hileqare, Hafizi braktis LIBRA-n: Jam e rënduar

Mimoza Hafizi, bashkëthemeluesja e LIBRA-s është larguar nga kjo forcë politike.

Në një prononcim për 'BalkanWeb' Hafizi nuk ka komentuar e-mailet e publikuara nga 'Newsbomb' ku Blushi i uronte pleqëri të mbarë, dhe e quante hileqare. Ajo shprehet se gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh.

Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë. “Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momonte kam nevojë për qetësi”,- u shpreh Hafizi.

Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesart e Blushit. Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, por siç duket që atëherë ka patur konflikte mes tyre që çuan deri në largimin e Hafizit.

 

Të fundit