Blushi: Meta president me “zor”

Në një intervistë të dhënë për “Zonë e Lirë” kreu i LIBRA-s Ben Blushi, foli për zhvillimet e fundit politike. Zgjedhja e Metës president nuk e ka gjetur të “pa pregatitur”   sipas të cilit kjo, ka qenë një marrëveshje  e lidhur kohë më parë nga të dyja palët në koalicion.

Megjithatë zgjedhja e ditës së sotme ishte e papritur madje sipas Blushit ka qenë kundër dëshirës së Metës. Marrëveshja ka ekzistuar pas zgjedhjeve sipas tij.

“Sikur PD-ja të mos futej në çadër koalicioni PS-LSI do ishte, dhe Meta do ishte përsëri president. Për shkak të krizës çfarë po ndodh? Pse erdhi një president kaq shpejt? Data mund të negociohej sepse presidentit aktual i skadonte mandati në 24 korrik. Kjo u përshpejtua për shkak të çadrës.U bë president sot në një farë shatazhi, bëhu sot ose kurrë”-tha Blushi.

Ai shton se gjatë seancës së sotme pa një njeri të dëshpëruar që bëhej president. Sipas Blushit kjo ishte një lëvizje e Ramës i cili nuk donte rival për zgjedhjet.

Isha në seancë, dhe pash një njeri që ishtë i dëshpëruar që u bë president. Për shkak të kontekstit, nëse nuk bëhesh sot, nuk bëhesh më. Edi Rama donte ta hiqte qafe Metën nuk donte ta kishte rival.Ndoshta kjo i ka dhënë njëfarë qetësie”-tha ai.