Blushi ‘nxjerr zbuluar’ qeverinë për faljen e borxheve: Amnisti për Bankers dhe të pasurit e Shqipërisë

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka folur sot në Kuvend për vendimin e qeverisë për faljen dhe shuarjen e borxheve të bizneseve.

Sipas Blushit, ky vendim i Blushit është marrë për të amnistuar të pasurit e Shqipërisë dhe jo të varfrit. Kreu i LIBRA-s theksoi se një nga kompanitë që po përfiton nga shuarja e borxheve është pikërisht Bankers Petroleum.

“Po i falni dhe po i shuani borxhet kompanive të kromit,  bakrit dhe naftës, pra njerëzve të pasurve. Bankers është një prej këtyre kompanive. Një muaj më parë iu thashë se grevën e banorëve të Zharrëzës do e mbyllni me paratë e buxhetit, tani po i shuani edhe detyrimet ndaj shtetit. A ka korrupsion këtu? Sigurisht që ka, Bankers ka 15 vite që paguan. I keni shuar ndonjë detyrim ndonjë të varfri? Ndonjë biznesi të vogël? Jo, ka një amnisti për të pasurit në Shqipëri përpara fushatës elektorale”, u shpreh Blushi.