Flash News

KRYESORE

Blushi pas votimit të qeverisë teknike: Mbajeni mend këtë ditë, një katastrofë

Blushi pas votimit të qeverisë teknike: Mbajeni mend këtë

Sapo ka dalë nga kuvendi kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi i cili në një dalje për shtyp tregoi përpara gazetarëve arsyet se pse votoi kundër propozimeve të PD-së për ministrat teknik.

Blushi gjithashtu shtoi se nuk ka një draft se çfarë ndryshimesh do të ketë për Kodin Zgjedhor. Nuk ndodh që  tre parti që kanë  gjith paratë kanë  drogën kanë  numëruesit të kërkojnë  kërkojnë votat në 25 tha ai.

Fjala e Plotë e Blushit.

“Duhet ta mbani mënd këtë ditë  Edi Rama  dhe Berisha  votuan pro në një ditë. Socialistë apo demokratë  janë  të dy në një qeveri . Kjo do ta shkatërrojë këtë vend,  dy keqëbërësit  e 27 viteve i keni bashkë. Nuk ka një draft se çfarë ndryshimesh do të ketë për kodin zgjedhor, çfarë  do qoftë ato nuk garantojnë numërminin elektronik. Sot  Edi Rama ishte dy orë live, kush i paguan  këto?paguhen me taksa.Mos harroni 22  majin kur  Edi Rama dhe  Berisha u futën në  një çadër. Janë sot bashkë, 6 ministra i ka Rilindja, 4 çadra dhe 5 LSI-ja.Kjo është varrosja e  demokracisë.  Nëqoftëse  voton çadrën voton që Rama të jetë kryeministër dhe, nëse voton Rilindjen ke votuar PD.

Kjo është një qeveri e përbashkët. Nuk ndodh që  tre parti që kanë  gjith paratë kanë  drogën kanë  numëruesit  kërkojnë votat në 25 qershor. Kanë bërë  një pakt për të  bashkëqeverisur, mos e hidhni votën poshtë.“

Të fundit