Flash News

KRYESORE

Blushi refuzon ftesën e Bashës për t’iu bashkuar frontit opozitar, shkak pjesëmarrja e ish-deputetit të PS

Blushi refuzon ftesën e Bashës për t’iu bashkuar frontit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi, për t’iu bashkuar frontit opozitar pas skandalit të përgjimeve Tahiri-Habilaj. Burime brenda LIBRA-s kanë bërë të ditur për Politiko.al se ka qenë Blushi ai që ka refuzuar ftesën e Bashës për të qenë pjesë e kësaj tryeze, e cila drejtohet bashkë me LSI-në.

Të njëjtat burime sqarojnë se shkak për këtë refuzim ka qenë pjesëmarrja në tryezë e kryetarit të ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS-së.

Blushi mësohet të jetë shprehur se “unë ika nga PS për shkak të Koços, tani të shkoj te Basha bashkë me Koçon?”

Ben Blushi nuk ka bërë asnjë reagim për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në skandalin e bandës së trafikut të drogës, ndërkohë ende nuk e ka nisur aksionin opozitar të LIBRA-s, të paralajmëruar për në muajn shtator.

Lidhjet e vjetra të Tahirajve me Habilajt. Rekomandimi i Mevlan Habilajt që Bashkim Tahiri të pranohej në parti

Të fundit