Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Blushi: Seanca për presidentin, bajate, Rama dhe Meta duan të ndryshojnë kodin zgjedhor me një copë letër
Pas seancës së sotme plenare ku u zhvillua raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat kreu i Partisë Libra, Ben Blushi.
Blushi tha se seanca e sotme për presidentin ishte bajate pasi një shumicë që pretendon se ka 84 vota nuk përzgjedh dot një kandidat dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se po pëpiqen të ndryshojnë kodin zgjedhor me një copë letër.
“Ka dy ngjarje të paharrueshme, kërkesa absurde e Ramës dhe Metës që me një copë letër duan të ndryshojnë kodin zgjedhor duke shpërfillur një nen. Kush ka të drejtë të ndryshojë me një copë letër kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe nëse KQZ e merr përsipër këtë nen ka shkatërruar komplet zgjedhjet. Nëse 18 prilli ndryshon padrejtësisht nga KQZ edhe 18 qershori ka rënë për reciprocitet ligjor dhe logjik”, tha Blushi.