Flash News

KRYESORE

Blushi tregon me film se si vidhen votat në Tiranë

Blushi tregon me film se si vidhen votat në Tiranë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, që për herë të parë ka mbetur jshtë parlamentit,  ka reaguar lidhur me pretendimet e tij për vjedhje votash. Këtë gjë e ka bërë nëpërmjet postimit të një videoje ku shihet se si votat e partisë së tij shkojnë për PS dhe PD.  Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi gjen ngushëllim tek kjo video, për të justifikuar humbjen e tij, pasi nuk mori dot votat për mandatin e deputetit. Ja mesazhi:  “Në 27 vjet janë akuzuar të gjitha palët për vjedhje votash, por shumë pak prova jane kthyer në dëshmi publike. LIBRA arriti të provojë me film, pra me figurë se si vidhen votat dhe si tranformohen rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo është vetëm një kuti nga afro 1200 që ka Tirana dhe mbi 5300 që ka gjithë vendi. Ju lutem t’i bëni share pasi të instrukton si te njohësh vjedhjen c’ka mbetet nje detyrim praktik për çdo shqiptar.”

Gjithsesi, LIBRA në zgjedhjet e 25 qershorit mori vota të pamjaftueshme, edhe në Tiranë, ku në krye të listës ishte vetë Ben Blushi. LIBRA nuk fitoi votat që i duheshin për të marrë një deputet, madje në rang republike votat e LIBRAS nuk do të mjaftonin as edhe për një deputet, nëse do ishte sistem mazhoritar i përgjithshëm.

 

Të fundit