Flash News

KRYESORE

Blushi vjen me premtim të pazakontë: Juri popullore për të ndëshkuar politikanët

Blushi vjen me premtim të pazakontë: Juri popullore për të

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka parashtruar 18 arsye pse qytetarët duhet të votojnë partinë e tij në 25 qershor.

Jo pak herë premtimet e  Blushit kanë shkaktuar debate sikurse ishte edhe shpërblimi me 1000 euro për çdo bebe.

Këtë herë në premtimin numër 13 vihet re diçka e pazakontë.  “LIBRA do kërkojë që politikanët të ndëshkohen nga juri popullore”-shkruan Blushi.  Nuk dihet nga  e ka  marrë ‘frymëzimin” për një premtim të tillë i cili e kthen pas ‘rrotën e historisë’.

Statusi i plotë:

18 ARSYE PËR TË VOTUAR LIBRA 18

  1. LIBRA do vendosë që asnjë shqiptar të mos jetojë me më pak se 17 mijë lekë të reja në muaj
  2. LIBRA do ulë taksat për shtresën e mesme
  3. LIBRA do shpërblejë çdo bebe me 1000 euro
  4. LIBRA do zgjidhë çështjen e pronave me një ligj të ri për Tokën
  5. LIBRA do ulë në 5% tvsh e ushqimeve bazë
  6. LIBRA do përgjysmojë apo zerojë tarifat universitare
  7. LIBRA do dyfishojë buxhetin për arsimin
  8. LIBRA do e kthejë në detyrim arsimin e mesëm për çdo nxënës
  9. LIBRA do subvencionojë sigurimet shoqërore për çdo biznes të të rinjve, start up, nën 30 vjeç
  10. LIBRA do ulë çmimin e naftës, gazit dhe energjisë
  11. LIBRA do heqë çdo taksë për investimet e emigrantëve shqiptarë
  12. LIBRA do nxjerrë jashtë qyteteve lojrat e fatit, duke krijuar zona të veçuara për to
  13. LIBRA do kërkojë që politikanët të ndëshkohen nga juri popullore
  14. LIBRA do aplikojë votimin elektronik për të gjithe shqiptarët, kudo ku jetojnë
  15. LIBRA do kërkojë një parlament me 100 deputetë dhe President nga Populli
  16. LIBRA do anullojë përfundimisht ligjin e importit të mbetjeve
  17. LIBRA do anullojë konçesionet në shëndetësi
  18. LIBRA do zhdukë për 100 ditë çdo rrënjë kanabisi nga Shqipëria

 

Të fundit