Flash News

KRYESORE

Boçi pas vendimit të Gjykatës Administrative: Rama grabiti edhe Kopshtin Botanik

Ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e ka konsideruar si grabitje të Kopshtit Botanik, vendimin e Gjykatës Administrative, që nuk e ka pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së 510.

Në një status në Facebook, ai shkruan se grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar.

Boçi fajëson kryeministrin Edi Rama për këtë grabitje të Kopshtit Botanik, ndërkohë që shton se bëhet fjalë për të njëjtin njeri që ka kapur drejtësinë dhe gjykatën kushtetuese.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse vendimi ishte marrë nga ekzekutori i drejtësisë, vetë kryeministri dhe dukej si përrallë shfuqizimi. Nga ai që ka kapur institucionet e Drejtësisë, po rrëmben Gjykatën Kushtetuese dhe që kjo administrativja i duket si zbavitje. Pas kësaj Bashkia Tiranë nuk do merret vetëm me punë botore por dhe me punë shkencore... Rroftë liria akademike e Bashkisë!”, ishte mesazhi i tij.

Të fundit