Flash News

KRYESORE

Boçi për Ramën: Basketbollist mediokër, Olsi më i talentuar

Boçi për Ramën: Basketbollist mediokër, Olsi më i

Deputeti demokrat Luciano Boçi i ftuar në ‘Këndin e Ekselencës’ në emisionin “Vila 24”, në një bashkëbisedim me studentët ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama.

Si bashkëkohës i tij në kohën kur luante basketboll, deputeti i PD-së, e ka cilësuar Ramën si basketbollits medioker. Sipas Boçit, Rama dinte të gjuante vetëm personale atë që bën edhe sot, ndërsa nuk dinte të kërcente nga vendi.

“Duke parë mënyrën e qeverisjes së tij, ai është komplet mediokër, ashtu siç ishte edhe si basketbollist. Trehapëshin nuk dinte ta bënte. Edhe tani vetëm personale gjuan. I bën gjërat nga vendi. Olsi ka qenë më i talentuar. Olsi ka pasur një dorë të hidhur. Pati probleme me sytë dhe u largua nga basketbolli”, tha Boçi.

Në atë periudhë Olsi luante basketboll me ekipin e Labinotit të Elbasanit, ndërsa kryeministri Rama me Dinamon. Rama edhe tani nuk heq dorë nga basketbolli. Herën e fundit e kemi parë të gjuajë nga Pallati i Portit në Vlorë. 

 

 

Të fundit