Flash News

KRYESORE

Boçi: Pjesëmarrja e ulët, PS po alarmon qytetarët duke treguar forcën

Boçi: Pjesëmarrja e ulët, PS po alarmon qytetarët duke

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi mendon se pjesëmarrja e votueseve në procesin zgjedhor nuk është e lartë. Nga Cërriku ai shtoi se qytetarët ndihen nën presion se dhe nga deputetët e PS është demonstruar forcë.

Boçi sjell rastin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili lëviz me 20 makina, duke alarmuar qytetarët..

"Ambient i mbyllur që kontrollohet nga vëzhguesit, situata në qiell të hapur, kushtet brenda janë katastrofale. Por kjo është simboli i këtyre zgjedhjeve në këto kushte zhvillohen 30 qershori dhe pjesëmarrja në këto votime. Pjesëmarrja është ndryshe në realitet. Fenomen tjetër demonstrim i forcës. Vetë Taulant Balla vjen me eskortë me 20 makina demonstron si e si qytetarët të alarmohen. Se partia po i vëzhgon dhe hakmarrja e partisë do ti ndëshkojë. Kuptohet se sa të lira janë. Ktu janë të shqyera. Vijnë për t’i bërë qejfin hiearkëve të partisë. Nuk zgjedh as gjendje ekonomike as sociale. Kjo tregon pa përgjegjshmërinë e mazhorancës. Konflikti politik do thellohet, shtyrja e njerëzve drejt revoltës. Këtë faturë ai do ta marrë të jetë i sigurt." tha Boçi.

Të fundit