Flash News

KRYESORE

Boçi: Protesta e sotme s’ka skenar. Atje ku goditja e policisë do jetë e madhe, do ketë kundërpërgjigjje

Boçi: Protesta e sotme s’ka skenar. Atje ku goditja e policisë

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një reagim për RTV Ora para nisjes së protestës së opozitës, u shpreh se nuk ka asnjë skenar.

Boçi tha se janë qytetarët ata që do të vendosin për formën e protestës.

Ai shtoi  se zemërimi i popullit është i madh dhe se aty ku goditja e policisë është e madhe, kundërpërgjigja do jetë më e madhe.

“Protesta pritet të jetë shumë masive, për shkak të frymës që ekziston, për shkak se zemërimi është rritur dhe insistimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është rritur.

Nuk ka skenar, gjithçka është në dorë të qytetarëve, ata marrin frenat e protestës dhe aktet e zemërimit të tyre.

Atje ku goditja e policisë është e madhe, kundërpërgjigjja është më e madhe. Aktet e tyre janë në bazë të shkallës së zemërimit të tyre”, tha Boçi.

Të fundit