Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Boçi: Rama mashtron, është ulur numri i bursave për studentët
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shprehet se ndryshe nga retorika e kryeministrit, janë ulur numri i bursave për studentët të cilët vijnë nga familjet me ndihëm ekonomike.
Boçi, i referohet bashkisë së Elbasanit ku thotë se fondi i ardhur për bursa ishte vetëm për 45 studentë, më pak se dhe një vit më parë ndërsa kërkesat ishin për 160.
Në këto kushte, shkruan Boçi në rrjetin social Facebook, këshilli Bashkiak, vendosi të akordojë me përjashtim të dy rasteve, gjysma bursash për 86 nga 160 familje.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit
EDHE MASHTRUES EDHE QESHARAK
Refreni i Ramës për të mashtruar këto ditë protestash studentët, ka qenë me demek vëmendja e qeverisë së tij, për të mbështetur me bursë ato që vijnë nga familjet me ndihme ekonomike.
Por faktet rrëzojnë kollaj mashtrimin e tij.
Në Bashkinë Elbasan, fondi i ardhur për bursa ishte vetëm për 45 studentë.
Më pak se dhe një vit më parë (50).
Ndërkohë kërkesat e familjeve me ndihme ekonomike ishin 160.
Këshilli Bashkiak, i kapur në pozitë të vështirë, vendosi të akordojë me përjashtim të dy rasteve, gjysma bursash për 86 nga 160 familje.
Pra jo vetëm që nuk ekziston mbështetja për të gjithë, por dhe atyre që ia japin, ia japin “me shpinën e dorës”.
Ca gjysma për të kënaqur disa, me sa më pak.
Realitet i turpshëm dhe i dhimbshëm!
Më qesharak e mashtrues se ky Kryeministër nuk gjen!