Flash News

KRYESORE

Boçi tregon kushtin absurd të PS për administratën

Boçi tregon kushtin absurd të PS për administratën

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar për risinë më të fundit të Partisë Socialiste, në themel të së cilës është që të bëjë çdo gjë që të mundur që të realizojë zgjedhjet më 30 qershor.

Në një status në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se Edi Rama po detyron të gjithë administratën që për zgjedhjet e 30 qershorit të sjellë në kutitë e votimit njerëz të tjerë.

Statusi

Pasi privatizoi zgjedhjet me vendimin e KQZ-së partisë, Rama ka shpikur një tjetër risi, për të shkuar si “dhi e zgjebosur, por me bishtin përpjetë” në 30 Qershor-in imagjinar të tij.

Ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit.

Kush nuk realizon planin shkarkohet nga puna.

Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare.

Por një porosi kam, për këdo që ka marrë përsipër të realizojë këtë kërkesë absurde, për të ruajtur “bukën e fëmijëve”:

Mos u përfshini në krimin elektoral të Ramës!

Rrini të qetë.

Zgjedhje në 30 qershor nuk ka!

Të fundit