Flash News

KRYESORE

Bode e pranon se nuk është më në politikë aktive: Çfarë mendoj për komplimentin e Ramës

Bode e pranon se nuk është më në politikë aktive:

Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode, i ftuar në emisionin “Mbrëmje” të gazetares Mirela Milori, i pyetur se si u ndje për komplimentin e Edi Ramës ka dhënë një përgjigje të shkurtër, por që lë shumë për të nënkuptuar.

“Unë s’e kam dëgjuar por ma thanë të tjerët. Po të isha në politikën aktive nuk do ndihesha mirë, kur jam jashtë politikës sigurisht që të vjen mirë”, u shpreh Bode duke buzëqeshur, por dhe duke i qëndruar idesë së mund të jetë një 'marifet' i Ramës si për PPP.

Kujtojmë që ditë më parë, i ftuar në studion e Eni Vasilit, Rama u shpreh se një ndër tre politikanët që vlerësonte më shumë nga PD është pikërisht Ridvan Bode.

 

 

 

Të fundit