Flash News

KRYESORE

Bode në BSH me 'bekimin' e Ramës, komenton Berisha: Është vendim personal i ish-ministrit

Bode në BSH me 'bekimin' e Ramës, komenton Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar propozimin e Ridvan Bodes si anëtar të Keshillit Mbikqyres te Bankës së Shqipërisë nga kryeministri Rama. Vendimin e një prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushë nder vite, Berisha e cilësoi si individual.

“Ka bërë zgjidhjen e tij; është larguar nga politika. Kështu e konceptoj unë vendimin e për të kaluar te bordi i bankës, i cili është një institucion i pavarur”.

Pyetur nëse Bode do të votohet nga Partia Demokratike, Berisha u shpreh se selia blu e ka bojkotuar procesin. “Nuk ka marrë pjesë dhe nuk është konsultuar fare. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatura të qeverisë”, sqaroi Berisha.

Rama argumentoi se Bode është një person që i shërben vendit dhe se vendimi i tij nuk synon përçarjen e Partisë Demokratike.

Të fundit