Flash News

KRYESORE

Bode në këshillin e BSH, LSI rendit paditë e Ramës për ish-ministrin e Financave

Bode në këshillin e BSH, LSI rendit paditë e Ramës për

Vijojnë reagimet lidhur me propozimin e Ridvan Bodës si anëtar të Këshillit Mbykqyrës të Bankës së Shqipërisë me propozimin e Ramës.

Deputeti i LSI, Petrit Vasili i ka kujtuar kryeministrit akuzat dhe paditë e adresuara prej tij ndaj Bodës, duke filluar nga privatizimi i OSHE deri te Llotaria Kombëtare.

“Dje e padiste ne prokurori Boden per kredine e rruges Durres Kukes,e padiste ne prokurori Boden edhe per privatizimin e OSSH, e akuzonte Boden edhe per llotarine kombetare,e bente Boden fajtoredhe per greminen financiare dhe borxhin 700 milion euro.....por sot e propozon per keshillin e Bankes Shqiperise.

Ky eshte turpi qe qeveris vendin. Fiksojeni ne mendje miq:mos e besoni se eshte genjeshtar i lindur,eshte i korruptuar, eshte edhe i paturp dhe asgje me shume”, shkruan Vasili.

Rama mohoi se lëvizja e tij ishte diversion ndaj Partisë Demokratike por se Bode i shërben interesit kombëtar.

Të fundit