“Bodyguard dhe makinë të blinduar”, ç’përfiton Myslym Murrizi pasi u zgjodh zëvendës i Gramoz Ruçit  

Në seancën e fundit e zhvilluar këtë të mërkurë, Myslim Murrizi, deputeti që nuk pranoi të djegë mandatet si pjesa tjetër e opozitës së bashkuar, u zgjodh me 94 vota pro si zv.kryetari i ri Kuvendit.

Ai zëvendësoi Edi Palokën, përfaqësues i Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Agim Rama, fotografi i kuvendit, njëherësh miq me njëri tjetrin, e përshëndet statusin e ri të Muririzit dhe përmes një statusi në facebook i kujton atij përfitimet që do të ketë si zëvendëskryetar i kuvendit.

“Nga sot me bodyguard dhe makinë të blinduar si zv.kryetar i parë i kuvendit të Shqipërisë”, shkruan fotografi.