Flash News

KRYESORE

Bogdani i prerë: Rudina Hajdari do të përjashtohet nga PD; nuk do të veprojë me dy standarde

Bogdani i prerë: Rudina Hajdari do të përjashtohet nga PD; nuk do

“Rudina Hajdari do të përjashtohet nga Partia Demokratike”,  kështu u shpreh Gerti Bogdani, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD i ftuar në studion e lajmeve të Ora News. Ai u shpreh se PD nuk do të veprojë me dy standarde.

“Ajo që ne po luftojmë janë standardet. Pra është lufta kundër standardeve të dyfishta që dhe në këtë rast besoj se nuk do të ketë standard të dyfishtë. Besoj që kryesia e PD do të marrë të njëjtin vendim si për zotin Murrizi si për ato deputetë të tjerë që mbase  nuk do të refuzojnë mandatin e deputetit”, u shpreh Gerti Bogdani.

I pyetur nga Beti Njuma nëse Hajdari do të përjashtohet, Bogdani tha, “Patjetër që po, pasi ky është vendimi i kryesisë për zotin Murrizi dhe nuk ka si të ketë standarde të shumëfishta. Në fund të ditës kjo është një zgjedhje personale dhe është fatkeqësi sepse në fund të ditës simbolizon diçka, por jo vetëm kaq. Këto janë vendime unanime. Vendimi për zotin Murrizi ishte unanim”.

Ndërsa sa i përket intervistës së dhënë nga kryeministri Rama në Itali, Bogdani u shpreh, “Zgjedh të shkojë në një ekran të huaj për ti mushur mendjen italianëve, ndërkohë që nuk i ka mbushur mendjen sot shqiptarëve".

Të fundit