Flash News

KRYESORE

"Bohemian Rhapsody" censurohet në kinematë kineze

"Bohemian Rhapsody" është një film i bazuar në jetën e legjendës së muzikës Freddie Mercury. Ky film do të censurohet në kinematë kineze në skenat ku jepen përfaqësues të komunitetit të LGBT-së.

'HollyWood Reporter' shkruan se skenat ku aktori Rami Malek që luan Mercury-n, puth meshkuj të tjerë, do të pritën. Po ashtu edhe skenat e përdorimit të drogës do të hiqen.

Filmi "Bohemian Rhapsody" ka fituar 5 çmime 'Oscars' dhe Rami Malek fito dhe çmimin si aktori më i mirë mashkull.

Ky film është një autobiografi e liderit të grupit "Queen", i cili ndërroi jetë në vitin 1991.

Të fundit