Flash News

KRYESORE

“Bohemian Rhapsody” triumfon në Golden Globe

“Bohemian Rhapsody” triumfon në Golden Globe

Fituesi surprizë i dy çmimeve të mëdha të Golden Globe mbrëmjen e së dielës, ishte “Bohemian Rhapsody”. Filmi rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen.

Filmi rezultoi një sukses në box office, dhe aktori Rami Malek është tani ndër favoritet për të fituar një çmim Oskar në 24 shkurt, ndërkohë që e siguroi globin e artë të aktorit më të mirë.

“Kjo është për ty Brian May e për ty Roger Taylor, që garantuat vazhdimësinë e autenticitetit në këtë botë. Dhe ky (çmimi) është për të mrekullueshmin Freddie mercury, prej të cilit edhe e arrita ta kem këtë nder”, u shpreh Malek.

Bohemian Rhapsody fitoi dhe çmimin e filmit më të mirë.

Të fundit