Flash News

KRYESORE

Bojkot Kuvendit? Rudina Hajdari: E gatshme të sakrifikoj për listat 100% të hapura

Bojkot Kuvendit? Rudina Hajdari: E gatshme të sakrifikoj për listat

Deputetja Rudina Hajdari, teksa ka folur në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, i ka bërë sërish thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë për Kodin Zgjedhor.

Hajdari gjithashtu u ndal tek çështja e listave 100% të hapura, teksa u pyet lidhur me thirrje e deputetit Andi Përmeti për bojkot të Kuvendit.

Ajo theksoi se është e gatshme të bëjë çdo sakrificë, për të çuar këtë kauzë që mbështetet nga pjesa dërrmuese.

“Ajo çka duhet ne të bëjmë është që t’i hapim listat 100% dhe mos të kemi më lista të vendosura nga kryetari. Mos të mashtrojmë qytetarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetari i kësaj partie. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë.

“Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetarët. Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjërë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë”, tha Hajdari.

Të fundit