Flash News

KRYESORE

Bojkoti i opozitës në Kuvend, deputetja e PS: Më ka marrë malli për Sali Berishën

Prej shtatorit dhe që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita e bashkuar nuk është bërë pjesë e seancave parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Prej dy muajsh, mazhoranca i zhvillon seancat pa praninë e deputetëve të opozitës, e cila nuk është prezent në shenjë proteste për kriminalitetin e shtuar në vend.

Ndërkohë, deputetja e PS, Elisa Spiropali është shprehur në emisionin “Kafein” se pavarësisht debateve, opozita duhet të jetë e pranishme në sallën e Parlamentit, madje me nota humori shpreh mall për kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Na ka marrë malli për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, të gjithëve ne, për fjalimet e tij ‘kripë e piper’, gjithë frymëzim, gjithë forcë në atë Kuvend.

Na ka marrë malli edhe për liderin legjendar të opozitës se sjellja e tij aq gjentile, i cili nuk fyen e nuk shan asnjëherë, është një inspirim për baballarë të tjerë të kombit, mall edhe për të tjerë personazhe që nuk po i sjell këtu. Për t’i patur sërish në atë mejdan, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka, të ulemi në tryezë, tu japim reformën zgjedhore që duan”, u shpreh Spiropali.

Të fundit