Flash News

KRYESORE

Bojkoti i Parlamentit, PD-PS nisin negociatat

Bojkoti i Parlamentit, PD-PS nisin negociatat

Seanca parlamentare është ndërprerë 4 herë gjatë ditës së sotme. Deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë lëvizur për orë të tëra nga Parlamenti.

Mësohet se përfaqësues të PD dhe PS janë mbledhur për të arritur një marrëveshje lidhur me datën e mbajtjes së seancës.

Palët po negociojnë për të shtyrë seancën në një ditë tjetër edhe pse ishte diskutuar se kjo seancë do të shtyhej për sot në orën 18.00. Mbetet për t’u parë vendimi i marrë nga politikanët dhe marrëveshja që do të arrijnë.

Kujtojmë që gjatë seancës së sotme parlamentare kryetari i PD-së, Lulzim Basha u përjashtua nga Parlamenti, pasi kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku të diksutonin për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

 

Të fundit