KRYESORE

Bojkoti i Superligës/ Duka flet me fakte: Rroga me të cilën është siguruar vëllai i Edi Ramës në futboll

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka tentuar të sqarojë problematikën e krijuar me bllokimin e superligës, pas kërkesave të futbollit kundrejt qeverisë. Në një intervistë për “Opinion”, Duka shprehet se kjo ishte mënyra e vetme për të “detyruar” qeverinë të mbajë premtimet e dhëna.

“Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë të mbajë premtimet e dhëna për ta kthyer futbollin në një ekonomi që të mbajë veten. Nuk kërkojmë të mbahen 12 premtimet e kryeministrit, por kemi kërkuar vetëm 4 prej tyre”, u shpreh Duka duke shtuar se qeverisë i mjafton të marri  dhe të implementojë një model qoftë ai gjerman, i Kosovës apo hungarez.

Më tej, kreu i FSHF u shpreh se ndryshimet e kërkuara  nga futbolli kanë një ndikim të pallogaritshëm  në buxhet, por për buxhetet e sportit që kanë një vlerë minimale do të jepte një incentivë.

I pyetur rreth pagave minimale të deklaruara të futbollistëve, Duka është shprehur se: “Janë të niveleve të ndryshme nga 200 euro në 6 apo 7 mijë euro”.

Insistimit të Fevziut se “Kryeministri ka thënë që futbollistët janë të siguruar me pagën minimale të ndryshme”, Duka i është përgjigjur me një shembull konkret, rrogën e deklaruar të vëllait të Ramës.

“Kjo është të flasësh në studio pa asnjë argument, unë po i jap vetëm një argument Kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar për 5 milionë lekë në sport. Është nga njerëzit që paguhen nga klubet sportive dhe si ai ka shumë te tjerë. Ndërkohë ka edhe të tjerë e që deklarojnë shumë më pak nga sa paguhen realisht”, ka thënë ndër të tjera Duka, duke shtuar se “falja e tatimit të të ardhurave për një periudhë të caktuar do ta ndihmonte zhvillimin e futbollit.”

“Kryeministri në mars 2019 ka thënë që do të heqim tatimin për të ardhurat e futbollistëve për 5, 7 dhe 10 vjet. Pastaj vendimi doli vetëm për dy vjet”, u shpreh ndër të tjera Duka, duke përfunduar se bojkoti do të vazhdojë nëse nuk gjendet zgjidhje.

[caption id="attachment_415723" align="alignleft" width="640"] Edi, Olsi dhe Greg Rama[/caption]

Ditari politik

Të fundit