Flash News

KRYESORE

Bojkoti Universiteteve, vetëm shtatë studentë kërkuan të zhvillonin mësim

Bojkoti Universiteteve, vetëm shtatë studentë kërkuan

Studentët kanë rinisur protestën e tyre duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave. Në të gjitha Fakultetet është bojkotuar mësimi ndërsa studentët janë grumbulluar para kryeministrisë.

Mësohet se në Universitetin Politeknik, vetëm 7 studentë janë shprehur kundër protestës duke kërkuar rinisjen e procesit të mësimit. Në këtë moment studentët protestues kanë ndërhyrë me argumentin se është bojkot dhe nuk mund të zhvillohet mësim.

Për zgjidhjen e situatës ka ndërhyrë policia ndërkohë që mësohet se edhe vetë pedagogët dhe drejtuesit e Universitetit janë solidarizuar me protestën.

Në godinën e fakultetit është vendosur edhe një banderolë e cila njofton bojkotin e Universitetit.

Të fundit