Flash News

KRYESORE

“Bojkotoni përdorimin e iPhone-ve”, turqit e Kosovës i binden urdhërit të Erdoganit

“Bojkotoni përdorimin e iPhone-ve”, turqit e Kosovës i

Qytetarët e Prizrenit, të cilën janë vetë-deklaruar si turq e kanë marrë seriozisht porosinë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, që deklaroi se qytetarët turq nuk duhet të përdorin pajisjet amerikane.

Disa familje prizrenase po e shqyrtojnë vendimin të heqin dorë nga iPhone për të përdorur Samsungun. “Të gjithë familjet që kanë iphone do t’i ndërrojnë ato”, thotë njëri nga qytetarët e Prizrenit për Klan Kosova.

Ndërsa një tjetër thotë se fjalët e Erdoganit duhet të respektohen. "Kur thotë Erdogani mos i përdorni na s’i përdorim", thotë një tjetër.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, i ka shpallur tradhtarë të gjithë ata që përdorin iPhone duke e cilësuar këtë si mall amerikan, i cili duhej bojkotuar.

Thirrja e Erdoganit erdhi pas përplasjeve politike dhe ekonomike me SHBA-në, e cila i ka vendosur edhe embargo disa ministrave turq, ndërsa është bërë gati të fusë në listën e zezë edhe dhëndrin e presidentit turk.

Të fundit