Flash News

KRYESORE

Boksieri Florian Marku së shpejti në Tiranë me një “duel madhështor”

Boksieri Florian Marku së shpejti në Tiranë me një

Në Mars ose në Prill do të kemi një ndeshje të fortë ku protagonist do të jetë një nga emrat më të mëdhenj të boksit në Shqipëri, Florian Marku. Në një prononcim për Gazetën Blic, Marku ka thënë se do të organizojë një duel në kryeqytetin tonë, i cili pritet të jetë madhështor.

“Në Mars ose në Prill do të bëhet diçka madhështore në Tiranë”, tha Marku.

Ndërsa për sa i përket Kosovës ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Do të më pëlqente shumë që të vija në Prishtinë për një ndeshje, por nuk kam pasur akoma ndonjë ofertë konkrete, ta shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Marku është boksier profesionist, i cili tashmë është specializuar edhe në kick-boks. Dy ditë më parë ai ka mposhtur boshnjakun, Dzevad Mutfic, i cili e ka rrëzuar kundërshtarin që në raundin e parë, duke i shkaktuar fraktura në hundë, gjë që ka detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen.

Të fundit