Flash News

KRYESORE

Boksieri i bashkohet protestës, Meta bën batutën: Hajde pa doreza

Boksieri i bashkohet protestës, Meta bën batutën: Hajde pa doreza

Manifestimit të nesërm të organizuar nga Presidenti Ilir Meta do i bashkohet edhe kampioni shkodran i boksit Christian Demaj.

Në videon e shpërndarë nga presidenti Meta në Facebook,

Demaj iu bën thirrje të gjithë sportistëve shqiptarë t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit për të mbrojtur Kushtetutën.

Presidenti shkruan se e mirëpret më 2 mars,  dhe me humor shton se pa doreza, duke argumentuar se manifestimi është paqësor.

“I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj🥊, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më ✌mars.

Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. 🇦🇱👐

Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Të fundit