Flash News

KRYESORE

Boksieri që humbi jetën në ring në Shkodër mund të ketë përdorur doping

Boksieri që humbi jetën në ring në Shkodër mund të

Boksieri bullgar Boris Stanchkov që humbi jetën në ring gjatë një ndeshjeje boksi në Shkodër mund të ketë përdorur substanca të palejuara. Hetuesit zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri me dokumentet e kushëririt të tij, i cili merrej me futboll.

Prindërit e viktimës duan drejtësi dhe akuzojnë trajnerin Ventsislav Georgiev, si përgjegjës për vdekjen. Trajneri i boksierit u largua menjëherë nga Shqipëria.

“Trajneri na solli 400 euro dhe dy karta identiteti. E pyeta si është e mundur që djali im duelonte në ring me një tjetër emër. Mu përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj çështje. Por, ai ishte trajneri i djalit tim, Boris dhe jo i Isus. Udhëtuan së bashku dhe trajneri e njeh boksierin që hipën në ring.”, tha e ëma Simeonka Stanchkov, për televizionin bullgar

Kurse i ati Alexander, deklaroi se i biri e kishte ëndërr të bëhej boksier profesionist.

“E donte këtë sport dhe dëshironte të bëhej boksier profesionist. Më thoshte gjithmonë: babi do të jem i lumtur, nuk e imagjinon në çfarë niveli jam. Ëndërronte të bëhej si idhulli i tij, dy herë kampioni i Europës, Kubrat Pulev. Nuk besoj se në moshë aq të re do të përdorte substanca.”

Shokut i viktimës tha për mediet bullgare se para ndeshjes trajneri i kishte dhënë një substancë dopuese të ndjerit.

“Trajneri i dha një ampulë me përmbajtje të panjohur, të cilën nuk e njoh. Kjo ndodhi për ta dobësuar, në mënyrë që të humbiste, por ai nuk pranoi ta pinte. Gjithsesi, përbërësi i ampulës iu hodh në një gotë uji dhe Borisi piu gjysmën.”

Të fundit