Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Boksieri shqiptar pjesë e klanit mafioz në Itali, sekuestrohen 23 milionë euro pasuri
Orial Kolaj, boksieri shqiptar, kampion Italian dhe europian në peshën mesatare është arrestuar në vitin 2013 ndërsa sot Policia Financiare e Romës ka dhënë urdhërin për sekuestrimin e pronove.
Ai bëntë pjesë në një bandë me 9 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje, shkruan Panorma Sport.
Me kërcënim dhe dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve. Në këtë grup bënin pjesë 3 shqiptarët, Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi dhe grupi i tyre njihej me emrin “boksierët”.
Policia zbuloi sot se ky grup ishte përfshirë ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”. Hetimet çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara janë:
të gjitha asetet e 3 kompamive individuale
kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere
8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas
një terren i pozicionuar në Romë
8 makina
1 motorr