Flash News

KRYESORE

Bolsonaro pranon ndihmën e G7-ës, por ka një kusht për Macron-in

Bolsonaro pranon ndihmën e G7-ës, por ka një kusht për

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është gati që ta pranojë ndihmën e G7-ës për të luftuar zjarret në Amazonë, por vetëm me një kusht. Ai kërkon që homologu i tij francez Emmanuel Macron të kërkojë falje dhe të tërheqë fyerjet e bëra kundër tij.

Mes të dyve ka pasur përplasje lidhur me zjarret më masive ndër vite në Amazonë. Grupi G-7 të hënën premtoi dhjetëra miliona dollarë për të ndihmuar në luftën ndaj zjarreve në Amazon dhe mbrojtjen e pyjeve të saj.

Bolsonaro kishte refuzuar ndihmën nga vendet e Grupit G-7 për të luftuar zjarret duke i thënë zotit Macron të kujdeset për vendin e tij dhe kolonitë e tij.

"Që ne të bisedojmë ose të pranojnë gjë nga Franca, me qëllimet më të mira të mundshme, ai duhet t’i tërheqë këto fjalë, dhe pastaj mund të flasim", tha kreu brazilian i shtetit nga Brazilia, kryeqyteti i vendit.

Pas takimit të grupit G-7, Presidenti Macron iu drejtua presidentit Brazilian Jair Bolsonaro duke thënë se “nuk mund të të lejojmë të shkatërrosh gjithçka”.

Në takimin e G-7 në Francë, grupi premtoi 20 milion dollarë, Britania 12 milion dollarë dhe Kanadaja 11 milion dollarë. Otava kishte ofruar gjithashtu dërgimin e aeroplanëve të zjarrfikësve në Brazil.

Vetë marron u shpreh se oferta për ndihmë nuk ishte cënim i sovranitetit.

Rreth 60 për qind e Amazonës është në Brazil, ndërsa pjesa tjetër në shtetet e tjera, Peru, Kolumbi, Venezuela, Ekuador, Bolivi, Guajana, Surinami dhe Guajana franceze.

Të fundit