Flash News

KRYESORE

Bolton: Gati të dëshmoj në senat për Trump nëse më kërkohet

Bolton: Gati të dëshmoj në senat për Trump nëse më

Ish-këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton deklaroi se nëse senati ia kërkon, ai është i gatshëm që të dëshmojë në gjyqin që synon shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Demokratët mendojnë se një dëshmi e tij në senat do të ndikojë në gjykimin përfundimtar.

“Mua më takon që të zgjidh çështjet serioze të shtruara, sa më mirë që të jetë e mundur për të, bazuar në një shqyrtim të kujdesshëm dhe të studiuar. Kam arritur në përfundimin se, nëse Senati kërkon dëshminë time, jam i gatshëm të dëshmoj", tha Bolton.

Bolton ka informacione për akuzat se Trump u përpoq të bindte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy që të hapte hetime rreth njërit prej sfiduesve të tij kryesorë demokratë në zgjedhjet e 2020-s, ish-nënpresidentit Joe Biden.

Ai mbajti për 17 muaj detyrën e këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, deri sa ky i fundit e shkarkoi për shkak të mosmarrëveshjeve për politikat e vendit me Iranin, Korenë e Veriut dhe Afganistanin.

Në prag të votimit të Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar mbi ngritjen e akuzave për shkarkimin e zotit Trump, hetuesit vendosën që të mos e kërkonin paraqitjen e zotit Bolton, sepse do të sillte një betejë të gjatë ligjore në gjykatat amerikane për çështjen nëse ai do të duhej të dëshmonte apo do t’i përmbahej udhëzimit të presidentit, që ua kishte ndaluar ndihmësve kryesorë të paraqiteshin. Disa prej ndihmësve iu përmbajtën udhëzimit, të tjerë jo.

Të fundit