Flash News

KRYESORE

Bolton paralajmëron një takim mes Trump dhe Putin në nëntor

Bolton paralajmëron një takim mes Trump dhe Putin në nëntor

Këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton tha sot se presidenti Donald Trump mund të takohet me udhëheqësin rus Vladimir Putin më 11 nëntor, në Paris.

Trump dhe Putin tashmë kanë planifikuar të shkojnë në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në ceremoninë e 100 vjetorit të armistikës që përfundoi Luftën e Parë Botërore.

Bolton, duke folur me gazetarët në Moskë, u shpreh se Putin i tha atij gjatë një takimi që zgjati rreth 90 minuta, se do të donte të vazhdonte diskutimet e drejtpërdrejta me Trump dhe sugjeroi që të ndodhte kur ata ishin në Paris.

Bolton tha se Trump ka pritur momentin e duhur për t’u takuar me Putin.

Dy udhëheqësit u takuan për herë të parë në Helsinki, Finlandë, në korrik, ku Trump dukej se mbështeste pretendimet e Putinit se Rusia nuk ishte përpjekur të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 me mjete që përfshinin sulme në serverat e Komitetit Kombëtar të Demokratëve dhe vjedhjen e postës elektronike.

Të fundit