Flash News

KRYESORE

Bombardimet në Siri, arrijnë ndihmat e para pas armëpushimit

Bombardimet në Siri, arrijnë ndihmat e para pas armëpushimit

Një autokolonë kamionësh të ngarkuar me furnizime humanitare hyri në zonën e Ghoutës lindore në Siri, ku të paktën 719 persona janë vrarë brenda pak javëve, shumë prej të cilëve fëmijë.

46 kamionët janë të parët që arrijnë në enkalvën e rrethuar që prej mesit të muajit shkurt, pavarësisht armëpushimit të mbështetur nga OKB, dhe pauzës së shkurtër ditore të luftimeve të urdhëruar nga Rusia.

Sipas aktivistëve, 14 civilë kishin humbur jetën dhe mbi 5 mijë e 500 kanë mbetur të plagosur gjatë bombardimeve të forcave qeveritare mbrëmjen e së dielës.

 Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministrja britanike Theresa May, deklaruan të dielën se Rusia dhe Siria janë përgjegjëse për vuajtjet tragjike njerëzore në enklavën e kontrolluar nga rebelët, në afërsi të kryeqytetit të Damaskut.

Sipas zyrës së kryeministres May, dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike për situatën e tmerrshme humanitare pranë kryeqytetit sirian, ndërkohë që Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, njoftoi se forcat siriane kanë marrë kontrollin e një të katërtës së Ghoutas lindore.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, duke reaguar ndaj këtyre kritikave u zotua në një fjalim televiziv se ofensiva ushtarake kundër atyre që i quan terroriste do të vazhdojë.

Të fundit