Flash News

KRYESORE

Bombardimet në Siri, Putin urdhëron armëpushim të pjesshëm ditor

Bombardimet në Siri, Putin urdhëron armëpushim të

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një ndërprerje ditore për qëllime humanitare të luftimeve në enklavën siriane të Ghoutës Lindore.

Urdhri do të nisë të martën dhe përfshin edhe krijimin e një “korridori humanitar” për të lejuar evakuimin e civilëve.

Ishte pikërisht ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai që shpalli njoftimin, duke thënë se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 9 deri në 14 me atë lokale, përditë. Ai shtoi se detaje të mëtejshme për “korridorin humanitar” do të publikohen së shpejti.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për një armëpushim 30-ditor ditën e shtunë. Rezoluta kërkonte që “të gjitha palët të lënë mënjanë armiqësitë pa vonesa”, në mënyrë që të lejonin dërgimin e ndihmave dhe evakuimet me qëllime shëndetësore.

Rusia u akuzua për vonesa në votimin e OKB-së prej disa ditësh, duke kërkuar ndryshime në tekstin e rezolutës së votuar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e përshkroi situatën si “ferri mbi tokë”, e kërkoi veprim të menjëhershëm.

Megjithatë, edhe pas votimit unanim të rezolutës, raportimet nga zona në fjalë gjatë kësaj të hëne flisnin për vazhdimin e bombardimeve mbi enklavën rebele, ku janë bllokuar rreth 393 mijë civilë.

Të fundit