Flash News

KRYESORE

Bombë Ambasadës Amerikane në Podgoricë, atentatori kryen më pas vetëvrasje

Bombë Ambasadës Amerikane në Podgoricë, atentatori kryen

Dy shpërthime me eksploziv kanë ndodhur në minutat e para të 22 shkurtit në Podgoricë të Malit të Zi.

Një person hodhi një pako me lëndë shpërthyese në drejtim të ambasadës amerikane, në kryeqytetin malazez, rreth orës 00:30, përpara se të kryente vetëvrasje me një tjetër bombë, njoftoi qeveria malazeze pas ngjarjes.

‘’Dy pajisjet shpërthyese, e para e hedhur drejt ambasadës dhe e dyta që shkaktoi vrasjen e një personi, ndoshta mund të kenë qenë granata dore’’, thuhet në reagim.

Zëdhënësi i ambasadës, Jeff Adler deklaroi se po kontrollonte statusin e sigurisë të stafit të ambasadës dhe se po bashkëpunonte me policinë për identifikimin e autorit.

Për ngjarjen reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili u bëri thirrje shtetasve të tij në Mal të Zi që të shmangnin vizitat në ambasadë.

Të fundit