All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Bombë" në Madrid, Perez i prishi merkaton Zidane

"Bombë" në Madrid, Perez i prishi merkaton Zidane
All - Paragraf - 1

Një prapaskenë e bujshme merkatoje është zbuluar për Real Madridin nga mediet. Daily Star shkruan se presidenti Florentino Perez ka vendosur që francezi Paul Pogba të mos transferohet në Madrid. Zidane e ka dashur me patjetër, por numri një i klubit i ka dalë kundër.

All - Paragraf - 3

Perez ka dashur të largojë në çdo mënyrë nga Madridi kapitenin Sergio Ramos. Problemet mes tyre kanë qenë të mëdha dhe pavarësisht deklaratave "të dashurisë" në distancë, mbrojtësi nuk nevojitej sipas drejtuesit të lartë.

Perez i premtoi dorë të lirë Zidane në momentin që e riktheu në pankinë, por duket se situatat kanë qenë krejtësisht të tjera. Marrëdhënia mes të dyve është krisur dhe rezultatet e fundit kanë bërë që në Madrid të mendojnë zëvendësuesit e tij.

Të fundit