Flash News

KRYESORE

Bombë në qendër të Tiranës? reagon policia: Çfarë gjetëm në valixhe

Bombë në qendër të Tiranës? reagon policia:

Mbrëmjen e së dielën, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” policia është njoftuar për praninë e një valixheje të lënë fare pranë bustit të “Papa Gjon Palit”.

Xhenierët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe ka rezultuar se nuk ka qenë rasti i një bombe.

"Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme."-njoftoi me pare policia.

Të fundit