Flash News

KRYESORE

‘Bon Bon’ rekord klikimesh, Era parakalon Beyonce-n dhe Rihanna-n

‘Bon Bon’ rekord klikimesh, Era parakalon Beyonce-n dhe Rihanna-n

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, vazhdon të na surprizojë dita ditës me sukseset e saj.

Pas performancës së Botërorit krah Will Smith dhe Nicky Jam, Era publikoi edhe dy këngë të tjera, ‘Prisioner’ dhe ‘Oh God’, të cilat edhe pse kanë dalë në treg para pak kohësh numërojnë mijëra klikime në youtube.

Por kënga që e personalizon këngëtaren shqiptare mbetet ‘Bon Bon’, me të cilën ajo arriti të bëhej e njohur botërisht.

Madje, kjo këngë ka arritur të grumbullojë të paktën 600 milionë klikime, duke ia kaluar edhe divave të muzikës botërore si Beyonce apo Rihanna. “Drunk in love” të Jay Z & Beyonce, apo disa kënga “Man down” e Rihannas, kanë më pak klikime se hiti i Erës.

Të fundit