Flash News

KRYESORE

Bonucci flet hapur, zbulon kundërshtarin që nuk e do dhe bisedën me Ronaldon

Bonucci flet hapur, zbulon kundërshtarin që nuk e do dhe bisedën

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur me kundërshtarët e mundshëm të Champions Leagues. Italiani preferon të mos luajë kundër Tottenhamit të Jose Mourinhos.

"Nëse do të zgjidhja një skuadër që të mos e kisha përballë do të thoja Tottenhamin. Mourinho mund t'i japë një impuls tjetër. Shumë gjëra mund të ndryshojnë deri në përballjet për 1/16, por 'Spursat' janë kthyer me gjithë respektin për Pochettinon".

Ai foli dhe në lidhje me ecurinë e kampionatit dhe Cristiano Ronaldos. "Ne jemi të fokusuar në kampionat tani dhe duam të ecim sa më shumë në Champions, por dhe të fitojmë Serie A. Ronaldo? Kemi folur me të dhe rëndësishme është të kemi dikë të gatshëm kur ai të mos jetë gati. Ai është pjesë e grupit dhe po punon si duhet", - tha senatori.

Të fundit