Flash News

KRYESORE

Bonucci flet hapur: Me fat që kemi Ronaldon!

Bonucci flet hapur: Me fat që kemi Ronaldon!

Mbrojtësi i Juvenutsit, Leonardo Bonucci, ka folur para ndeshjes me skuadrën e Lyon. Ai mendon se Cristiano Ronaldo është një emër që i ka shërbyer shumë ekipit italian dhe i ndihmon.

“Është e vërtetë që ne jemi favoritët, por ndeshjet fitohen në fushë. Një gol në fushën e Lyon do të na japë shumë besim për në ndeshjen e kthimit dhe po e përgatisim këtë takim me shumë kujdes. Championsi është special, tashmë vlen eksperienca. Duhet të jemi të kujdesshëm.

“Kemi disa pengje nga finalet e humbura. Kundër Barcelonës menduam se fituam pas golit të Moratës, ndërsa kundër Realit e lëshuam lojën në pjesën e dytë sepse i nënvlerësuam. Këtë vit kemi dhe një problem tjetër, pasi nuk kemi konkurrencë vetëm në Europë, por dhe në Itali. Inter dhe Lazio po na e bëjnë më të vështirë.

“Sarri? Që kur ka ardhur ai kam mësuar një mënyrë të re për ta parë futbollin. Për shembull, në mbrojtje ne luajmë me markime zonale. Është pak e komplikuar, por unë nuk kam frikë nga vështirësitë”.

“CR7 dhe De Ligt? Jemi me fat që e kemi Ronaldon në skuadër. Të gjithë mësojnë nga ai, është si një makineri lufte. Ndërsa De Ligt është i ri dhe i talentuar. Ai ka gjithë kohën e nevojshme për t’u bërë më i miri në botë”, - mbyll Bonucci.

Të fundit