Flash News

KRYESORE

Bonucci si kapiten i vërtetë, flet për gafat e De Ligt

Bonucci si kapiten i vërtetë, flet për gafat e De Ligt

Kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci, është treguar shumë i mirë dhe me shokun e tij Matthijs de Ligt. Ai ka folur në lidhje me kritikat ndaj shokut të skuadrës dhe i ka dalë në krah atij.

"De Ligt e ka të ardhmen e sigurt. Ai po vuan disi, por është fillimi dhe të gjithë e kemi kaluar këtë moment. De Ligt nuk është vetëm, ka mbështetjen e të gjithë shokëve të skuadrës. Ai bën një gabim, ne jemi aty për ta mbështetur. Është diçka e pashmangshme, të gjithë mund ta bëjmë një gjë të tillë.

"Kur vesh fanellën e Juventusit, ke një presion të jashtëzakonshëm, por De Ligt do ta kapërcejë këtë faktor dhe do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Të fundit