Flash News

KRYESORE

Bora arrin 40 cm trashësi në Dardhë, rruga e kalueshme vetëm me zinxhirë

Bora arrin 40 cm trashësi në Dardhë, rruga e kalueshme vetëm

Reshjet e dëborës vijojnë të jenë të dendura në qarkun e Korçës, aq sa në Dardhë raportohet se bora ka arritur deri në 40 centimetra trashësi.

Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkohë që në akset e tjera nuk ka probleme.

Reshje dëbore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur deri në 10 cm.

Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës është shumë i vizituar nga turistët shqiptarë dhe të huaj, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Të fundit