Flash News

KRYESORE

Bora arrin 70 cm, bllokohen disa fshatra në verilindje

Bora arrin 70 cm, bllokohen disa fshatra në verilindje

Për shkak të reshjeve të dëborës situata në Qarkun e Dibrës vijon të mbetet problematike. Trashësia e borës ka shkuar deri në 70 cm dhe si pasojë janë bllokuar disa fshatra.

Raportohet se të bllokuar janë zona e Lurës, Kalaja e Dodës, Trebishti dhe Ostreni.

Situata paraqitet problematike edhe në Kukës. Trashësia e dëborës në këtë qark është 20 cm, por për shkak të erërave të forta kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra.  

Të fundit