Flash News

KRYESORE

Bora izolon qarkun e Dibrës, në disa zona trashësia arrin deri në 45 cm

Bora izolon qarkun e Dibrës, në disa zona trashësia arrin deri

Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë natës së mbrëmshme kanë bërë që sot qarku i Dibrës të zgjohet me probleme dhe pjesërisht i bllokuar. Sipas “News 24” disa njësi administrative janë bllokuar si pasojë e trashësisë së borës, që arrin nga 35-45 cm.

Në zona të thella malore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me praninë e zinxhirëve, ndërsa momentalisht në aksin Peshkopi-Tiranë qarkullohet pa probleme.  

Po ashtu, probleme nga trashësia e borës ka edhe në zonat malore të Librazhdit, Elbasanit, Korçës, Llogorasë dhe Thethit në Shkodër. Sinoptikanët kanë parashikuar që gjatë këtyre ditëve priten reshje të dendura shiu dhe në zonat malore reshje bore, ndërsa moti pritet të përmirësohet gjatë ditës së martë.

 

 

Të fundit