Flash News

KRYESORE

Bora Zemani tregon raportin me ish-bashkëshortin: Jemi të divorcuar, por të lidhur përjetë

Bora Zemani tregon raportin me ish-bashkëshortin: Jemi të divorcuar,

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka qenë e ftuara e fundit e emisionit ‘Pushime on Top’. Në një intervistë buzë detit, Bora ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj private dhe atë profesionale.

Teksa konfirmoi edhe një herë se këtë sezon nuk do të jetë më pjesë e “Digitalb”, Bora ka treguar edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin, DJ e njohur Vin Veli.

“Ne të dy nuk jemi armiq. Bashkë do të jemi të lidhur gjithë jetën, edhe pse nuk jetojmë bashkë. Kjo lidhje është për shkak të djalit tonë. Në çdo aktivitet që ka djali, ne shkojmë të dy”, ka treguar Bora.

Po ashtu, Bora është pyetur nëse vazhdon të jetë ende një ‘mama single’. Ajo ka treguar se aktualisht nuk ka krijuar një lidhje të re dashurie.

Të fundit