Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Borchardt flet për zgjedhjet e parakohshme: BE ka një kusht të domosdoshëm që të mbahen
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt nuk e përjashton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri, por ai e bën të qartë se BE-ja e shikon me një rëndësi të madhe që të kryhet reforma zgjedhore si fillim.
“Di që ka shumë spekulime për zgjedhje të parakohshme, por Shqipëria ka një Kushtetutë dhe sipas kësaj Kushtetute, zgjedhjet zhvillohen në vitin 2021, pra diçka më shumë se pas një viti e gjysmë. Ka mekanizma në kushtetutën e Shqipërisë për zgjedhje të parakohshme, por ky është një vendim politik, në të cilin unë, sigurisht, nuk kam zë.
Rekomandimet e forta të OSBE/ODIHR-i nga Këshilli i Evropës, janë që ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet jo më vonë se një vit përpara zgjedhjeve.”, tha ambasadori i OSBE-së.